The Weekend publikon këngën e re

11:11 | 3 Prill 2018

Ylli i muzikës RnB, The Weekend ka publikuar projektin më të ri.

“Call Out My Name” e cila do të jetë pjesë e albumit më të ri “Dear Melancholy” u publikua në kanalin Youtube dhe deri më tash është pëlqyer shumë nga adhuruesit e këngëtarit.

Projekte të reja të përfshira janë dhe “Try Me”, “I Was Never There”, “Wasted Times” dhe “Hurt You”.

Ndryshe, The Weekend është mjaft i përfolur edhe për jetën private, ai para pak kohësh u nda nga aktorja Selena Gomez të cilës thuhet se ia ka dedikuar këngën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara