Suge Knight thotë se ai ishte objektivi i vërtetë në atentatin e vitit 1996 ku mbeti i vrarë reperi i famshëm Tupac Shakur, dhe se ish gruaja e tij dhe shefi i sigurisë së “Death Row Records” ishin pas kësaj.
Në një betim të nënshkruar, avokati i Knight, Thaddeus Culpepper thotë se prodhuesi i muzikës i njohur e ka ditur “për disa vite se Reggie Wright Jr., dhe ish bashkëshortja e tij Sharitha ishin pas vrasjes së Tupac dhe prisnin vdekjen e Knight”, shkruan Daily Mail.
Culpepper thotë më tej se Knight ka bërë lidhjen me detajet e përfshirjes së Wright në vrasjen e rivalit të Shakur, Christpoher ‘Biggie Smalls’ Wallace në 1997.
Ish administratori i “Death Row Records” ishte me Shakur natën ku ai u vra në Las Vegas në 1996.
Knight, i cili aktualisht është pas hekurave në pritje të një gjyqi të veçantë për vrasje, ka refuzuar gjithmonë të zbulojë identitetin e personit që ai besonte se është përgjegjës për vdekjen e Shakur.
Por tashmë ndoshta ka vendosur të flasë pas publikimit të dokumentarit të ri “Vrasja e Tupac: Beteja për Compton”, me regjinë e Richard Bond dhe Michael Douglas Carlin.

Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...