Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra, është vënë në qendër të mediave për shkak të jetës së saj personale.
Ndarja e bujshme nga Seldi ka bërë që Mimoza të përflitet shumë. Ditën e djeshme ajo ka publikuar këngën e saj të parë pas ndarjes dhe ajo mban titullin ‘Mu ma le fajin’.
Duke u bazuar tek fjalët e tekstit, nisën të qarkullojnë fjalë ku thuhej se ky projekt ishte dedikim për Seldin.
Por e pyetur nga “Iconstyle.al”, këngëtarja ka hedhur poshtë zërat duke treguar se deri më tani nuk i ka dedikuar askujt këngë.
“Aspak. Teksti është shkruar nga “2 Step”, jo nga unë. Njerëzit mund ta lidhin me ngjarje të të kaluarës sime, por nuk fakt nuk është histori personale. Nuk i kam bërë askujt dedikim deri më sot”,- ka treguar këngëtarja.
“Mu ma le fajin” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe në pak orë arriti mijëra klikime në ‘Youtube’.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...