Geoffrey Rush, aktori që nga shumica e njerëzve njihet për rolin e tij në “Fjalimi i Mbretit” i ka përjetuar shumë rëndë akzuat në lidhje me një ngacmim seksual.
Aktori që fitoi çmimin Oscar ka paditur gazetën “Daily Telegraph” të Australisë dhe gazetarin Jonathon Moran për shpifje mbi artikujt që pretendojnë se ai u soll në mënyrë të papërshtatshme ndaj një koleges në vitin 2015, transmeton portali arbresh.info
Ylli i kinematografisë dhe veteran i ekranit ka “përjetuar emocione të rënda “ që nga koha kur janë bërë të njohura akuzat.
Sipas deklaratës së avokatit të tij, thuhet se Rush është mbyllur në shtëpi dhe nuk han asgjë.
Aktori i filmit “Pirates of the Caribbean” thuhet se ka probleme me gjumin dhe e konsideron punën e tij në teatër dhe botën e filmit si të “dëmtuar jashtëzakonisht shumë”./arbresh.info/
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA