“Dua një fëmijë”, Stresi habit me deklaratën e fundit

09:28 | 11 Qershor 2020

Reperi Stresi duket se është i gatshëm të bëhet baba.

Reperi Stresi i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram Stresi e ka publikuar një foto në të cilën shihen disa fëmijë. Pranë postimit ai është shprehur i gatshëm të bëhet baba.

“Mashalla vetem 1 fmi do doja ne jeten time, me vullnetin e Zotit”, ka shkruar ai pranë postimit të bërë në Instastory.

Ai së fundmi ka qenë shumë i komentuar lidhur me jetën private. Lidhja ndarja e më pas zërat se janë pajtuar me Keisin ishin vetëm disa nga arsyet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara