Dua Lipa sonte nuk do të jetë e pranishme në ndarjen e çmimeve MTV EMA 2017 në Londër.
Ajo ka lajmëruar vetë në Twitter se gjendet në Amerikë për shkak të turneut por po e shikon spektaklin nga televizioni.
Dua tanimë nuk është shpërblyer në disa kategori ku ka qenë e nominuar, diçka që ka shkaktuar një debat të madh në rrjetet sociale, pasi ajo humbi në kategorinë Artisti më i mirë i Ri dhe në Best Look – Dukja më e mirë, shkruan KultPlus.
Rita Ora po e moderon spektaklin i cili po ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën.
MTV EMA këtë vit po mbahet në Londër. Demi Lovato do të ngjitet më vonë në skenë derisa Camilla Cabello sapo përfundoi performancën e këngësn “Havana”.
Rita Ora e nisi spektaklin duke u ngjitur në skenë me veshjen e bardhë, por më pas e ndërroi veshjen. Më vonë, ajo pritet edhe të performojë përpos që është edhe e nominuar në disa kategori.
Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familj...
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...
28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...