Dua Lipa shtatzënë?

08:44 | 14 Janar 2021

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon të ketë sukses të madh industrinë muzikore.

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë informacione nga jeta personale e profesionale, shkruan portali arbresh.info

Dua së fundi nxiti dyshime për një shtatzëni të mundshme, kur publikoi imazhe me të cilat i vendosi postimit disa emoji arinj pelushi, shishe për fëmijë dhe një engjëll.

Aktualisht, 25 vjeçarja është në lidhje dashurie me modelin e njohur Anwar Hadid të cilët po e shijojnë lidhjen e tyre në maksimum. Dua në mbrëmjen e djeshme kishte zgjedhur të vesh një mini-fustan të shkurt me ngjyrë të gjelbër, teksa kishte zbuluar këmbët e bukura.

Postimi mori më mijëra pëlqime nga ndjekësit, kurse edhe komentet ishin prej atyre më të pikasura.

Theksojmë se sa i përket karrierës, Dua është nominuar edhe në gjashtë kategoritë më të rëndësishme në “Grammy Awards 2021”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara