Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë një prej emrave më të komentuar në mediat sociale.
Ajo sapo ka lansuar projektin e ri muzikor të titulluar “Swan Song”, shkruan portali arbresh.info
“Swan Song”, është realizuar edhe me videoklip dhe është kolona zanore e filmit të ri “Alita: Battle Angel”. Dua kësaj radhë shfaqet mjaft artistike me plot elemente mistike, dhe që e sjell artisten në performancën e një vajze superheroinë.
Ndryshe, bëhet e ditur se premiera e këtij filmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është caktuar për datën 14 shkurt 2019. Gjithashtu ndër aktivitete e shumta të këngëtares 23 vjeçarja pritet të performojë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve ”Brit Awards 2019”. /arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës