Si një nga yjet e estradës më të suksesshme në botë, fansat kanë qenë gjithmonë të interesuar për të dashurin e Dua Lipës.
Sipas The Sun, Dua është në një lidhje me regjisorin francez Romain Gavras. Ata u fotografuan duke lënë festën e çmimeve BAFTA në Londër para pak kohësh, teksa burimet pranë tyre pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin prej disa kohësh.
“Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj,” tha një burim për gazetën në një raport të 25 shkurtit, ndërsa shtoi: “Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku”.
Burimi vazhdoi: “Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues.”
Dhe vetëm së fundmi duket se ylli ka konfirmuar romancën duke ndarë me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram një fotografi me regjisorin. Në foton e postuar duket dora e këngëtares duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me regjisorin francez në studio. Dua e ka shoqëruar fotot me një ’emoji’ zemre.
Romain u takua me këngëtaren britanike Rita Ora në vitin 2021. Përfaqësuesit e tij konfirmuan për DailyMail, se Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive me angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata mbeten miq të ngushtë.
Një burim i afërt me Ritën shtoi: “Rita dhe Romain u përpoqën ta bënin të funksiononte, por të dy ranë dakord që nuk ishte e thënë për ta. Ata mbeten të afërt, por ishte thjesht e pamundur të ruanin një marrëdhënie ku mezi e shihnin njëri-tjetrin.”/TCH

Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...