Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të shumta dhe atë jo vetëm në muzikë.
Ajo është bërë imazhi i preferuar i shumë brendeve me renome botërore, teksa së fundmi ka realizuar një fushatë të re reklamues për markën e parfumeve “Yves Saint Laurent”, shkruan portali arbresh.info
Parfumi në fjalë mban titullin “Libre”.
“Mos kini frikë nga liria juaj,” dëgjohet duke thënë Lipa në reklamën në të cilën shfaqet duke u ngjitur shkallëve drejt majës së një ndërtese, ku edhe e largon xhaketën nga trupi dhe qëndron e zhveshur e drejtuar nga qyteti.
“Pranvera është këtu bashkë me reklamën time të re për @yslbeauty #LIBRE”, ka shkruar Lipa në mesazhin e saj.
Spring is hereeee and so is my new campaign for YSL Beauty #LIBRE shot by my buddyyy Nabil #iamlibre ??
Posted by Dua Lipa on Monday, 12 April 2021
Kujtojmë se, “Future Nostalgia” i artistes shqiptare Dua Lipa është albumi më i madh i vitit 2021. /arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...