Të dyja janë bërë shumë të famshme në botë dhe kanë prejardhje nga Kosova.
Rita Ora dhe Dua Lipa kanë publikuar muajve të fundit projektet e tyre të reja muzikore.
Derisa Rita ka sjellur pas shumë kohësh pauze këngën e re me videoklip të titulluar “Your Song”, Dua Lipa ka publikuar këngën dhe videoklipin e ri të titulluar “New Rules”, shkruan arbresh.info.
Mirëpo ajo që ka rënë në sy është numri shumë i madh i klikimeve që ka marrë kënga e Duas në krahasim me atë të Ritës duke pasur parasysh se kjo e fundit e ka publikuar këngën më herët.
Rita ka publikuar klipin e saj më 25 maj dhe deri më tani ka marrë mbi 16 milionë klikime ndërkohë që Dua e cila ka më pak se një javë që ka sjellë klipin e këngës “NewRules” deri më tani ka marrë mbi 12 milionë klikime.
Dëgjojini edhe vetë këngët e tyre dhe vlerësojini./Arbresh.info.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...