‘Met Gala 2023’, e cila do të zhvillohet më 1 maj në Muzeun Metropolitan në New York City, do të ketë Penelope Cruz, Michaela Coel, Roger Federer dhe Dua Lipën si bashkë-kryesues, së bashku me Anna Wintour.
Revista “Vogue” njoftoi lajmin të mërkurën në mëngjes përmes rrjeteve sociale dhe uebsajtit të saj, se tema e vitit 2023 do të jetë ‘in honor of Karl (për nder të Karlit)’.
Dizajneri i modës shërbeu si stilist krijues për markat “Chanel”, “Fendi” si dhe brendin e tij.
Ai gjithashtu ka punuar me Chloe, Patou dhe Balmain gjatë karrierës së tij në modë.
E lumtur, Dua Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se do të jetë bashk-kryesuese e eventit të rëndësishëm, ‘Met Gala 2023’.
“E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkë-prezantueset e ‘Met Gala 2023’ së bashku me Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të majit. ‘Met Gala 2023’ feston hapjen e ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’ dhe i siguron Institutit të Kostumeve burimin kryesor të financimit vjetor për ekspozita, botime, blerje, operacione dhe përmirësime kapitale”, ka shkruar Lipa në Instagram./arbresh.info/
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...