Drake ka vazhduar sot javën e tretë me radhë duke qëndruar në pozitën e parë në top listën australiane.
Reperi shihet se ka goditur në shenjë me këngën e fundit “God’s Plan”, pasi po vazhdon të mbaj pozitën e parë edhe në Australi, përveç shteteve tjera.
Suksesin e këngës e ka rritur tashmë edhe me videoklipin të cilin e ka publikuar të premten, duke bërë që kënga të merr vëmendje edhe më të madhe.
E veçanta e videoklipit është që shumën, e cila ishte paraparë të shfrytëzohej për realizimin e videos, Drake e ka shpërndarë për qytetarët nëpër supermarkete dhe shkolla, e gjithashtu duke i dhuruar të holla edhe kalimtarëve të rastit, ashtu siç shihen edhe pamjet nga klipi. /radiovalarionore/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit