Djali i Miriamit dhe Albanit feston ditëlindjen e parë, këngëtarja i bën dhuratë të veçantë

12:26 | 14 Janar 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani, për një kohë të gjatë ka qenë pasive në prurjet muzikore.

Për shkak që ajo ka vendosur që t’i përkushtohet familjes totalisht, saktësisht dy fëmijëve të saj, shkruan portali arbresh.info

E sot është një ditë e veçantë për gjithë familjen Skënderaj, djali i tyre Duam feston ditëlindjen e parë.

E Miriam i ka bërë një dhuratë të veçantë me rastin e ditëlindjes së parë.

Miriam Cani i ka realizuar një këngë me titullin, “Sa shumë të dua” të cilën e ka publikuar me videoklip.

“Gëzuar ditëlindjen tende te pare dashuria ime. Ketë kënge te thjesht por te sinqerte mami e këndoi me shume dashuri. Një dhurate me tinguj zemre për ty. Te dua Duam”, ka shkruar Cani.

Kënga tashmë është e disponueshme në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara