Detyrohet të largohet nga gara e bukurisë Miss Arabia Saudite

21:48 | 20 Dhjetor 2017

Një mbretëreshë bukurie nga Arabia Saudite është larguar nga gara e Miss Arab World, pasi u sulmua rëndë online për pjesëmarrje në konkurs bukurie.

Malak Youssef, 24 vjeçe, është nominuar nga organizatat e shoqërisë civile për të garuar si Miss Arabia Saudite në konkursin e Miss Arab World që u mbajt në Marok, transmeton portali arbresh.info

Por, e reja zgjodhi të largohet nga gara para ceremonisë së kurorëzimit, për shkak të reagimit të ashpër online nga njerëz të cilët thonë se ishte duke e keqinterpretuar vendin e saj konservator mysliman duke marrë pjesë në një konkurs bukurie.

“Ju njoftoj se do të tërhiqem nga gara finale e Miss Arab World 2018. Jam e lumtur vetëm të mbaj titullin Miss Arabia Saudite”, ka njoftuar Youssef në Twitter.

Ajo gjithashtu tha se ishte e tronditur dhe e mërzitur nga zemërimi online./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara