Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur fajtor të akuzuarin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, Arijan Sjarina.
Reperi Sijarina akuzohej për veprat penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje.
Për veprën e parë, i akuzuari u dënua me 6 muaj burg.
Ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarit do të kthehet në dënim me gjobë.
Ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje Sijarina u dënua me gjobë në shumën prej 600 euro.
Dje reperi kishte pranuar fajësinë dhe kishte shprehur keqardhje për veprën te cilën e kishte kryer.
Ndërsa ndaj dy të akuzuarve, Albert Kastrati dhe Dardan Doda, Gjykata mori aktgjykim refuzues, kjo pas tërheqjes nga ndjeka penale të prokurores Suada Hamza, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme.
Sipas aktakuzës, Arijan Sijarina ishte pasagjer në veturë, së bashku me Albert Kastratin dhe Dardan Dodën, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, në dalje të Pejës, pranë pompës së derivateve “Hib Petrol” kishte nxjerrë gjysmën e trupit jashtë dhe me revole kishte shtënë në drejtim të veturës së tifozëve nga Gjilani e cila po lëvizte para tyre.
Pamje brenda llogoreve, kështu po stërviten ukrainasit për k...
Arrestohet një person në fshatin Rogoqicë, i konfiskohet arm...
Tetë ndeshje tjera zhvillohen sot në kualifikimet për Euro 2...
Arrestohet një person në Prishtinë, vjedhi portofolin dhe te...
Rusia përmes raketave bombarduese përmendin Kosovën
Trepça hap konkurs për rreth 100 punëtorë