Debate me tona të ashpëra mes dy balerinëve në Big Brother VIP

23:12 | 14 Janar 2022

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ilirit dhe Eltionit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Madje, menjëherë pas spektaklit të së martës mbrëma, Iliri dhe Eltioni kanë ofenduar rëndë njëri tjetrin, e gjithë kjo, pasi Eltioni i ka kujtuar Ilirit një histori që ai nuk e kishte ndihmuar vite më parë në Romë gjatë një audicioni për baletin.

Derisa ofendimet në drejtim të njëri-tjetrit nuk pushojnë, në një moment Eltioni i drejtohet Ilirit duke i thënë të rri urtë, derisa banorët tjerë tentojë ta ndërprejnë debatin mes tyre.

Ndryshe, këtë debat e kanë gjykuar edhe opinionistët e Big Brother, derisa Arbër Hajdari i ka dhënë të drejt Ilirit, duke i kujtuar Eltionit faktin se ai duhej ta mbyllte këtë gjë shumë vite më parë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara