“Dashuri e Zezë” nominohet në ‘Emmy Awards 2017’ (FOTO)

10:52 | 2 Tetor 2017

Telenovela turke ‘Kara Sevda’, e cila në shqip nënkupton ‘Dashuri e Zezë’ është transmetuar në shumë vende të botës, edhe tek ne.

Protagonistët kryesor të këtij seriali, aktorët Burak Ozçivit (Kemali) dhe Neslihan Atagul (Nihani) kanë rrëmbyer zemrat e shumëkujt, shkruan lajmi.net.

“Kara Sevda” ka marrë një lajm të mirë, atë që telenovela është nominuar nga “Emmy Awards” në një nga çmimet më të rëndësishme.

Eventi më i rëndësishëm i industrisë së filmave ‘Emmy Awards’ ka futur serialin turk në kategorinë ‘Telenovela më e mirë’.

Në këtë kategori janë nominuar edhe tri telenovela të tjera, dy prej tyre prodhime braziliane, kurse njëri prodhim kanadez.

 kemali

Lajmet më të lexuara