Këngëtari i mirënjohur, Ramadan Krasniqi – Dani, kë dhënë një performancë të drejtpërdrejtë nga qyteti i Pejës e që është transmetuar te publiku përmes ekraneve televizive dhe rrjeteve sociale.
Duke e nisur pikërisht me një këngë për qytetin e tij, ai i ka kënduar hitet e realizuara ndër vite gjatë interpretimit që ka zgjatur rreth një orë, e që ishte i pari në karrierën e tij të gjatë ku mungonte publiku.
Me qëllim të argëtimit të publikut që po qëndron i izoluar për shkak të pandemisë COVID-19, performanca e Danit është mbështetur nga Komuna e Pejës, ndërsa është shoqëruar me muzikë nga orkestrina e “Sofrës Pejane”.
Gjatë interpretimit, këngëtari deklaroi se pas 48 viteve karrierë, asnjëherë nuk e kishte menduar se do t’i ndodhte ndonjëherë të këndonte pa publik.
Njëherësh uroi që pandemia coronavirus të kalonte sa më shpejt duke iu kërkuar qytetarëve që t’i respektojnë vendimet dhe kërkesat e autoriteteve.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë