Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo ndan me fansat imazhe, video të ndryshme, njoftime rreth projekteve të reja e po ashtu herë pas here edhe pamje nga koncertet që mban.
E njëjta së fundmi ka qenë për të performuar në Austri, ndërkohë që ka shpërndarë disa poza të reja duke treguar pak nga dukja e ditës së djeshme (e premte).
Bukuroshja shqiptare është shfaqur në formë të mahnitshme në një palë xhinse e triko të veçantë me penda.
“Është një pendë në gojën tuaj”, ka qenë përshkrimi që ka vendosur krahas fotografive.
https://www.instagram.com/p/CbSCKP2ot0V/?utm_source=ig_embed&ig_rid=04389658-5c0a-45a7-95a9-cd3a33233157
Komplimentet kanë qenë të shumta në lidhje me paraqitjen e radhës të Zeqirit, meqenëse përkujdeset në masë të madhe për daljet publike.
Dafina ndërkaq po e shijon suksesin e projektit të ri “Dashni”, të cilin e solli në bashkëpunim me Mumën. /Telegrafi/
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...