Superylli Dafina Zeqiri ka publikuar videoklipin e saj më të ri “A e man n’men”, të cilin e ka paralajmëruar ditë më parë.
Edhe kësaj radhe Daffy ka ardhur tejet sensuale dhe e bukur, me pamje tërheqëse në disa skena si zeshkane e në disa të tjera bjondinë, shkruan portali arbresh.info
Këtë herë Dafina ka bashkëpunuar me Bled Krasniqin i cili është producent i këngës ndërsa nuk kanë munguar as provokimet në videoklip për të cilat ajo njihet e kësaj radhe erdhi tërësisht e zhveshur e mbuluar me trëndafila të kuq.
Ndërsa videoklipi u realizua nga Supercut dhe regjisorja, Dina Morina.
Ndryshe, kënga tashmë është publikuar në kanalin ‘Youtube’, dhe pritet të pëlqehet nga fansat e saj të shumtë. /arbresh.info/
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100