Christina Aguilera publikon baladën “Twice”

21:34 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

Christina Aguilera e ka publikuar këngën me titull “Twice” që është pjesë e albumit të ardhshëm, “Liberation”.

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja ka nisur incizimin e materialit të ri muzikor, për herë të parë pas pushimit gjashtëvjeçar.

Kënga e parë të cilën e lansoi ishte “Accelerate” dhe e shoqëroi me videoklip, ndërsa projekti ishte produksion i Kanye West, shkruan telegrafi.

Ashtu si edhe albumi, “Liberation”, titullohet edhe një këngë, e cila është baladë dhe pritet të shoqërohet me videoklip.

“Nganjëherë pyes veten se cili është qëllimi i jetës. E kam gjetur çmimin e dashurisë dhe kam humbur mendjen”, janë disa prej vargjeve të këngës së re.

Krahas këngës së re, Aguilera ka bërë të ditur se në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard Music Awards do ta prezantojë këngën e tretë nga albumi i ri, e cila titullohet “Fall in Line”, ndërsa do ta interpretojë së bashku me Demi Lovaton.

Në ndërkohë, 37-vjeçarja është duke u përgatitur për turneun muzikor që do ta mbajë këtë vit në Amerikë.

Kujtojmë që albumin e fundit, me titull “Lotus”, Christina e kishte publikuar në vitin 2012.

Shpërndaje në rrjete sociale