Çfarë po ndodh me këngën e fundit të Butrint Ymerit? (FOTO)

16:32 | 20 Qershor 2017

Rrjeti social i videove, YouTube, ka bllokuar projektin e ri të Butrint Imerit.

“Bella” titullohet projekti i ri i Butrint Imerit, i cili është pritur mirë në orët e para.

Por, tash YouTube ka bllokuar këtë videoklip, për shkak të thyerjes të të drejtave autoriale dhe pas një apeli të bërë nga Acromax.
Besohet se kjo është bërë nga Acromax me kërkesë të producentit Nurteel, i cili me anë të një deklarate publike gjatë ditës akuzoi Butrintin për thyerje të të drejtave autoriale.

Tash mbetet të shihet cili do të jetë reagimi i kompanisë AVD Digital që adiministron me krijimtarinë artistike të këngëtarit.

butrinti

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara