Miqësia e Fifit dhe Donaldit është një nga më të komentuarat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” si dhe pas përfundimit të formatit.
Teksa, ata kanë treguar se kanë ruajtur kontaktet edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duket se nga dyshja do të presim një surprizë të re.
Këtë gjë e ka komunikuar vetë Fifi në një nga koncertet që ka mbajtur së fundmi, ku ka nënkuptuar se po sjell një surprizë tën re me Donaldin.
Ndërsa fansat bërtisnin Filoqyl, këngëtarja ka thënë se duhet të presim diçka nga ata të dy.
“Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë.”- u shpreh Fifi.
Rikujtojmë se në nisje të “Big Brother VIP Albania”, Fifi dhe Donaldi kanë diskutuar për bërjen e tatuazhit “filoqyl”, i cili do të nënkuptonte lutjen për qiellin që të bjerë shi.
Me largimin e saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Fifi e bëri menjëherë tatuazhin në krahun e saj.
Edhe Donaldi e mbajti gjithashtu premtimin duke shkruar fjalën “filoqyl” në dorën e tij në momentin e parë që ju mundësua nga produksioni.
Ylli kosovar, Drin “makazze” Shaqiri shkëlqeu në...
Edi do të mësojë sot atë që Dolce ka thënë në “Grande Fratel...
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombë...
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhet...
Sallahu pret në takim kryetarin e komunës së Kamenicës, flas...
Armend Thaqi “Ylli i Javës” në Superligën e Koso...