Ishte pikërisht data 13 shtator e vitit 2016, rreth orës 17:15 ku në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, ndodhi një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.
Përplasja që shkaktoi më shumë bujë ishte ajo mes reperit Noizy dhe Cozmanit.
Noizy fillimisht i është vërsulur Cozman-it të cilit i është afruar derisa ishte duke ndenjur në automjetin e markës “Range Rover” dhe me grusht e ka goditur në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë në automjet.
Më pas Noizy është goditur me armë ku e pamë të futej në sallën e operacionit për të kryer ndërhyrje kirurgjikale për të larguar plumbin nga trupi.
Sipas aktakuzave personi që e ka goditur Noizyn me armë është Albert Krasniqi i cili ishte në makinë së bashku me Cozman.
Pritet që çështja ti kalojë gjykatës për dhënien e vendimeve finale pasi kemi të bëjmë me një vepër penale sulmi./opinion.al/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...