Këngëtarja e njohur Celine Dion është detyruar të anulojë disa koncerte.
Një i afërt i këngëtares për revisten “Here” ka deklaruar se ajo nuk mund të ecë, transmeton portal arbresh.info
“Ajo vuan nga dhimbjet e këmbëve dhe ka humbur shumë peshë”, tha i burimi për revistën në kushte anonimiteti.
Celine Dion, 53 vjeç, do të performonte në një seri koncertesh në Las Vegas duke filluar nga 5 nëntori.
Me 19 tetor përmes një postimi në Instagram këngëtarja është shprehur së nuk është mirë me shëndet, ndërsa ka shkruar se “më është thyer zemra nga kjo situatë, pasi unë dhe ekipi im kemi tetë muaj që po punojmë për shfaqjen tonë të re dhe anulimi i koncerteve më trishton shumë”.
Celine Dion vuan nga “spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve”, të lokalizuara në këmbë.
Me 1 nëntor, artistja publikoi në rrjetet sociale, pas gati 15 ditësh mungesë, një video të shkurtër – të regjistruar dhe me sa duket nga arkivi – në të cilën ajo kërcen, lëviz dhe është këngëtarja e zakonshme ikonë që emocionon miliona fansa në të gjithë botën.
Por, në komentet poshtë videos fansat e saj kërkojnë përditësime reale mbi gjendjen e saj shëndetësore./arbresh.info/
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...
Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për kët...
Së shpejti hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK