Cardi B dhe Offset kanë shprehur gjithë dashurinë e tyre për revistën Rolling Stone.
Në pritje të fëmiut të tyre të parë, çifti i fuqishëm muzikor kanë folur për lidhjen e tyre dhe për faktin se reperja duket shtatzënë në pritje të vajzës.

Në intervistë, Cardi rikujton momentin kur e kuptoi se ishte shtatzënë, shkruan telegrafi.
Kur ajo e kuptoi se ishte shtatzënë, menjëherë e ndau lajmin me Offset në Facetime dhe ai ishte befasuar, e madje ka qeshur pa u ndalur.

Teksa Offset ka dashur që të mbajë fëmiun, miqtë dhe ekipi menaxherial ishin në dyshim për këtë.
“Nuk mund ta bësh këtë, kjo mund ta përfundojë karrierën”, i kishin thënë miq e bashkëpuntor Cardit.

Cardi B fillon turneun me Bruno Mars në shtator, por përkundër agjendës së ngjeshur, ajo planifikon që ta marrë vajzën në koncerte.
Reperja zbuloi se dëshiron t’ia mësojë vajzës gjuhën angleze, spanjolle dhe franceze, e ta bëjë atë shoqe të ngushtë.

OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell