Sukseset e tij nuk kanë të ndalur.
Bëhet fjalë për reperin e njohur Capital T i cili padyshim se është njëri ndër reperët më të famshme e më të kërkuar.
Përveç projekteve që ka publikuar në këtë sezon veror, Capo është shumë aktiv në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore, transmeton Gazeta Express.
Capo është shumë i pëlqyer edhe nga femrat. Madje një e fundit ka pasur rastin të marrë një autograf nga i preferuari i tij Capo.
Reperi i njohur i ka lënë një autograf një fanseje pikërisht në qafë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Capo përmes një fotografie që ka hedhur në profilin e tij në Instastory.
“True Kapo”, ishte autografi që i kishte lënë Capo kësaj fanse në qafë.
“Sapo dhashë një autograf të çmendur”, kishte lënë mbishkrim Capo në këtë fotografi.
Kujtojmë se “Andiamo”, është projekti i fundit nga Capo në bashkëpunim me Ardian Bujupin.