Buraku dhe grupi Fama publikojnë këngën e re “Ajo m’lujti”

17:59 | 30 Prill 2020

Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh të tyre të sjell kohët e fundit para adhuruesve të muzikës.

Buraku & Grupi Fama kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të ri muzikor para fansave të tyre, shkruan portali arbresh.info

Ashtu siç ishte paralajmëruar, projekti “Ajo m’lujti” sapo u publikua nga Buraku dhe grupi Fama.

Për tekstin e këngës u kujdes Ghulo, për muzikën Shkumbin Nebiu, kurse videoklipin e punoi Asha.

Projekti i ri muzikor është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videoklipi është publikuar në YouTube. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme