Bullizuan me 8 vjeçaren, Dafina reagon ashpër ndaj Albi Nakos dhe Erjona Rusit

15:31 | 13 Tetor 2021

Ka disa ditë që po komentohen deklaratat e koreografit Albi Nako dhe gazetares Erjona Rusi.

Të dy këta janë pjesë e jurisë në një spektakël fëmijësh të quajtur “T’ka mami yll”, ku në një nga emisionet e fundit, iu drejtuan me komente jo të mira një fëmije, shkruan arbresh.info

E lidhur me këtë ka reaguar edhe artistja kosovare, Dafina Zeqiri.

Duffye është treguar e ashpër në kritikën e saj të cilën e ka bërë për secilin nga dy personazhet kryesore ndaras.

“Së pari televizionet të cilët i japin rast personave si ti me pas një vend në juri dhe me i bullizu fëmijët, femrat e tjerë është e tmerrshme. Ti ke nevojë për ndihmë. Kërkush tjetër” – është shprehur Dafina për Albin.

Ndërkaq për Erjonën ka deklaruar:

“Të gjithë këto hashtags dhe bullizon një fëmijë. Seriozisht e ke?”


Këngëtarja ka mbyllur reagimin e saj duke bërë thirrje që të gjithë fansat e saj të raportojnë dy profilet e anëtarëve të jurisë për gjuhë të urrejtjes dhe bullizëm. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara