Dalëngadalë edhe në puntatën e radhës të emisionit “Shiko kush luan” janë duke u zbuluar të ftuarit vip.
Pas ish-banorit të Big Brother 9 Olsi Klosi, i cili publikoi foto me moderatoren Luana Vjollca edhe deputetja e LSI-së Nora Malaj ka publikuar një foto me bukuroshen duke zbuluar edhe një “sekret” mes tyre. “Me ne fund e binda Luanen te kandidoj….,”-shkruan Nora krahas fotos.
Nuk dihet nëse ky kandidim i Luanës në radhët e LSI-së është vetëm një shaka mes të dyjave apo nëse vërtet bukuroshja po mendon t’i hyjë rrugës së politikës?
Nuk është hera e parë që shumë nga personazhet e njohur kanë zgjedhur politikën në vend të karrierave artistike duke kujtuar këtu këngëtaren Greta Koçi, këngëtari Klajdi Musabelliu, apo edhe aktor si Gaz Paja dhe Erion Isai.

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...