Ndërkohë Mars shfaqet duke ngrënë tortën e ditëlindjes, e urdhëron Sheeran që të këndojë sërish.
Është bukur të jesh Bruno Mars! Këngëtari i famshëm “punësoi” kolegun e tij Ed Sheeran për të kënduar “gëzuar ditëlindjen” për të.
Mars, i cili bëri 33 vjeç të hënën, postoi në profilin e tij në “Instagram” një video ku shfaqej Sheeran duke kënduar në ditën e tij speciale.
“Ti e kupton se ia ke dalë kur mund të punësosh Ed Sheera për të kënduar gëzuar ditëlindjen”, shkruan Bruno bashkëngjitur me videon.
Ndërkohë në video Sheeran shfaqet duke kënduar dhe duke i rënë kitarës. Ai ndryshon edhe tekstin e këngës “gëzuar ditëlindjen i dashur dy herë Super Bowl Bruno”.
https://www.instagram.com/p/BosQaKDgxb2/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Ndërkohë Mars shfaqet duke ngrënë tortën e ditëlindjes, e urdhëron Sheeran që të këndojë sërish.
Në gusht të këtij viti, Ed Sheeran fliste për një mundësi bashkëpunimi mes dy miqve. “Isha në studio me të ditën që kaloi”, ka thënë më herë ai për “Entertainment Tonight”. “Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë”, ka shtuar Sheeran.
ORCA nesër me aksion protestues “UP drejt kolapsit eti...
Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se ...
Real Madrid interesohet për sulmuesin meksikan të Feyenoordi...
Durrës: 34-vjeçarja nga Kameruni plagoset nga familjarët e s...
Nju Jork, hotelet mund të bëhen edhe më të shtrenjta
Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitar...