Bleona qëndron në hotelin e Trumpit në Washington

10:04 | 3 Nëntor 2020

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, që do të mbahen më 3 nëntor.

Edhe sot kur është dita vendimtare për zgjedhjet atje, Bleona po qëndron më afër gjithë kësaj, ajo ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram duke treguar se ndodhet në hotelin Trump në Washington, shkruan portali arbresh.info

Kujtojmë se, Bleona Qereti, të shtunën performoi në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI.

Ajo iu është bashkuar atje në një festë të madhe komunitetit shqiptar në Amerikë, të cilët po shprehin mbështetje për rizgjedhjen e Donald Trumpit president të vendit. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara