Bleona poston foto provokuese në bikini, tregon arsyen pse ende është beqare

12:23 | 10 Tetor 2020

Këngëtarja Bleona Qereti është shquar gjithmonë si njëra ndër femrat më të bukura shqiptare.

Përkundër viteve që kalojnë, ajo vazhdon të mbetet në top formë duke sfiduar edhe vajzat 20-vjeçare, shkruan portali arbresh.info

Qereti ua vërtetoi këtë fansave përmes një fotografie të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram ku u shfaq në bikini rozë dhe mori gjithë vëmendjen me sharimin e saj.

“Njerëzit që kanë qenë beqarë për një kohë të gjatë janë më të vështirat për t’u dashur, sepse ata janë mësuar të jenë beqarë, të pavarur dhe të vetëmjaftueshëm, saqë duhet diçka e jashtëzakonshme për t’i bindur se kanë nevojë për ju në jetën e tyre”, ka shkruar Bleona në mbishkrimin e fotos.

Bleona përndryshe vazhdon të jetojë me prindërit e saj në Los Angeles të Kalifornisë.

Ajo është shpërnguluar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka të përqendruar të gjitha aktivitetet e saj atje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara