Big Brother: Diedoni sqaron marrëdhënien me Albën dhe Sidritën!

10:13 | 24 Prill 2017
Arbresh.info

Pas lajmeve që kanë qarkulluar për Diedonin si ish i dashuri i Sidritës që la dje shtëpinë e Big Brother ky i fundit ka qenë i ftuar në studion e “Fan Club” për të sqaruar gjithçka.

“Unë dhe Sidrita kemi qenë bashkë vitin e kaluar. Mes nesh ka pasur gjithmonë respekt dhe ne jemi miq edhe sot. Ka qenë një lidhje disa mujore rreth 6 muaj, formularin e Sidritës e kam plotësuar unë sepse ajo më kërkoi ndihmë dhe më kërkonte disa këshilla por që nuk është se unë kam qenë banori më i suksesshëm në fakt, më mirë t’ja kishtë kërkuar Veselit!” – ka thënë duke qeshur Diedoni.

Ndërkohë përapra se të sqaronte raportin me Sidritën, Diedoni ka folur edhe për raportin me Albën, ish të dashurën e tij në shtëpinë e Big Brother. “Edhe pse Alba e ka harruar që kemi qenë lidhur bashkë unë nuk e harroj dhe e respektoj për kohën që kam kaluar!” – ka thënë Diedoni duke u komentuar nga Albana Osmani si një djalë fisnik që nuk ja ktheu me të njëjtën monedhë.

Ndërkohë pyetjes së Olti Currit se ku ngjajnë Alba dhe Sidrita, Diedoni ka thënë se ato janë shumë ndryshe nga njëra tjera, duke deklaruar më pas që ai është beqar.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale