Beyonce ka zbuluar emrin e albumit të saj të ri. “Act II: Cowboy Carter” do të publikohet më 29 mars.
Titulli është publikuar në faqen e saj zyrtare si dhe detajet që admiruesit të ‘rrëmbejnë’ CD-të e limituara, disqet e vinilit apo pakot e plota.
Beyonce njoftoi vazhdimin e albumit të saj “Act I: Renaissance” në Super Boël gjatë një reklame për Verizon ku në fund të së cilës ajo tha: “Ata janë gati, publikojini këngët e reja”. Më pas, ajo njoftoi se po publikonte dy këngë: “Texas Hold’ Em” dhe 16 Carriages”.
E para u kthye në një hit për muajin shkurt duke bërë që Beyonce të ishte gruaja e parë me ngjyrë që kryesonte Billboard’s Hot Country Songs. Gjithashtu është artistja e dytë kënga e së cilës ngjitet menjëherë në vendin e parë në listë.
Beyonce arriti të ngjitej në vendin e parë në Billboard Hot 100 për herë të nëntë si artiste solo./tvklan.al
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...