Me rastin e Ditës së Baballarëve, personazhe të shumtë publikë bënë dedikimet më te ndjera për prindërit e tyre.
Mes tyre ishte dhe Bebe Rexha e cila ka ndarë pak orë më parë një video, ku shihet duke përqafuar të atin para nisjes së një performance.
Postimin e ka shoqëruar me disa fjalë, ku tregon dhe mbështetjen e pakushtëzuar që ka marrë nga i ati në fillimet e karrierës.
“Kur nisa për herë të parë punën në biznesin e muzikës, isha shumë e frikësuar.
Babai im më thoshte: “mos u shqetëso gjithmonë do të kesh një çati mbi kokë dhe një vend për të fjetur për sa kohë unë do të jem këtu”.
“Faleminderit që gjithmonë më ke qëndruar pranë. Tani të qëndroj unë ty pranë. Të dua babi”, ka shkruar Bebe.
Kujtojmë që sa i përket muzikës, Bebe solli pak javë më parë albumin e saj më të ri “Better Mistakes”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...