Bebe Rexha po vazhdon me sukses të zhvillojë një karrierë prej këngëtareje në Shtetet e Bashkuara.
Bukuroshja jonë është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga koncertet dhe përditshmëria jetësore, shkruan portali arbresh.info.
Së fundmi ajo ka ndarë me fansat e saj në Isntagram një InstaStory ku ka treguar për çmimin që ka marrë.
Bebe rrëmbeu çmimin “Most performed pop song” dhe “Song of the year” për këngën e saj ‘Meant to be’ në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Interpretuesja e disa hiteve, me këngë ‘Meant to be’ ka arritur 765 milionë klikime në YouTube.
Ndryshe, Rexha së fundi i është bashkuar turneve muzikorë anembanë globit të bendit Jonas Brothers. /arbresh.info/
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë