Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA.
Një nxënës në Miami ka lënë të vdekur me armë zjarri 17 nxënës ku pati edhe të lënduar.
E në mesin e të vrarëve është edhe një trajner futbolli Aaron Feis i cili ka bërë një gjest të madh, ai qëndroi para nxënësve duke u sakrifikuar për t’i shpëtuar ata.
Gjesti i tij e ka emocionuar edhe këngëtaren Bebe Rexha e cila Aaron e bëri hero të saj.
Bebe ka hedhur një shkrim dhe foto në Instagram përmes të cilës tregoi dhe për ngjarjen.
““Në vend se të shpërndajnë detaje rreth vrasësit, unë zgjodha të nderojë trimërinë dhe heroizmin e trajnerit të futbollit Aaron Feis. Ai doli para nxënësve në momentin që po shtihej në drejtim të tyre. Ai mori disa plumba dhe më pas ndërroi jetë. Aaron Feis, ti je heroi im”, ka thënë Bebe.
Vrasja sipas medieve amerikane ndodhi pasi dorasi kur shtiu tek nxënësit ishte në gjendje të rëndë psiqike, pasi ishte ndarë nga e dashura./lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BfOzZxYFwAz/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_profile_upsell_test
Trump padit BBC-në për ‘modifikim të fjalimit të 6 jan...
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti