Atdheu thumbon keq konkurrentët e ‘Përputhen’

17:49 | 17 Prill 2021

Pak ditë më parë Atdheu u rikthye si konkurrent në “Përputhen”.

Ai realizoi një takim me Antonelën, mirëpo të dy morën shumë kritika dhe sulme.

Kjo pasi vetëm pak kohë më parë Atdheu dhe Antonela u zunë keq me njëri-tjetrin, madje nuk i kursyen as ofendimet, ndërsa në takim u shfaqën si të dashuruar.

Pas këtyre kritikave, Atdheu ka hedhur një thumb në rrjete sociale.

“I mora këlyshë, i rrita, u përkujdesa për ta. Ju dhashë me pi, ju dhashë gjithçka. Tash janë bo qen, janë rrit e shofin me m’hangër. Qenushat e vegjël”, ka shkruar ai dhe të gjithë janë të mendimit se i referohet konkurrentëve të “Përputhen”.

Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara