Pak ditë më parë ish i dashuri i Ariana Grande, Mac Miller, ndërroi jetë si pasojë e overdozës.
Ndarja e tij nga jeta shokoi të gjithë artistët, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale shprehën ngushëllimet dhe keqardhjen për reperin.
Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ka reaguar edhe Ariana Grande, e cila tregon me dhimbje për humbjen e madhe.
“Të adhurova që ditën e parë kur të takova dhe unë isha 19 vjeç. Unë nuk mund ta besoj që ti nuk je më këtu dhe unë nuk të shoh më rreth meje. Jam çmendur dhe nuk di çfarë të bëj. Ti ishe miku im i dashur për kaq shumë kohë. Unë ndihem shumë e trishtuar dhe nuk mund ta largoj dhimbjen, më vjen keq. Dua me të vërtetë shumë të qetësohem. Shpirti më i bukur dhe më i ëmbël, ti kurrë nuk e meritoje këtë. Shpresoj të jesh mirë tani. U prefsh në paqe”,- shkruan Ariana. Ariana dhe Mac kanë qenë në një lidhje 2 vjeçare e cila përfundoi rreth 4 muaj më parë./tring
https://www.instagram.com/p/Bnt_GTOF9kb/?utm_source=ig_embed
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...