Këngëtarja e famshme botërore, Ariana Grande pas komenteve të shumta lidhur me peshën e saj ka vendosur që përmes një video në “Tik Tok”, të bëjë thirrje që të mos e komentojnë më atë.
Për shkak se kohëve të fundit ajo ka rënë shumë në peshë, Ariana tha se ata po krahasonin trupin e saj aktual me versionin më të pashëndetshëm të trupit të saj.
Ylli 29-vjeçare shpjegoi: “Unë isha duke marrë shumë ilaçe kundër depresionit dhe duke i pirë ato dhe duke ngrënë keq në momentin më të ulët të jetës sime, kur dukesha ashtu siç e konsideronit të shëndetshme, por në fakt nuk isha e shëndetshme.”
“E di që nuk duhet ta shpjegoj këtë, por ndjej se ndoshta të kesh një lloj cenueshmërie, do të thotë se diçka e mirë mund të vijë prej saj. Nuk e di, por kjo është gjëja e parë. Shëndeti mund të duket ndryshe”, shtoi ylli.
Ajo vazhdoi: “Gjëja e dytë është, ju kurrë nuk e dini se çfarë po kalon dikush. Asnjëherë nuk e dini. Prandaj jini të butë me njëri-tjetrin dhe me veten tuaj.”
“Ka mënyra për të komplimentuar dikë ose për të injoruar diçka që e shihni që nuk ju pëlqen, për të cilën mendoj se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin të punojmë drejt”, tha ajo. “Ne duhet të synojmë të jemi më të sigurt dhe ta mbajmë njëri-tjetrin më të sigurt.”
Kjo bëri që këngëtarja të merrte shumë komente të mira dh mbështetje nga fansat e saj, ku i thanë se ajo është e bukur në çfarëdo lloj mënyre./Arbresh.info/

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...