Arbenita Ismajli pozon me barkun e rrumbullakosur, ja në cilin muaj është ajo

19:14 | 23 Shkurt 2021

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, këto ditë njoftoi se ajo dhe reperi Fero janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ata gjithashtu kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë pak ditë më parë, e mesa duket shtatzënie e modeles i ka përshpejtuar gjërat për këtë pjesë.

Teksa ndodhet në pritjen e ëmbël, Arbenita duket se po i shijon më së miri muajt e shtatzënisë.

Së fundmi, Ismajli publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft tërheqëse në të kuqe.

Barku i rrumbullakosur ku ajo kishte vënë duart në të, ishin sigurisht detaji që theksoheshin më tepër në këtë imazh.

“Tetë muajshe shtatzënë”, ka shkruar bukuroshja e njohur në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë dëshiruar shtatzëni të lehtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara