Amber ka qenë e ftuar në Fan Club për të folur pas daljes nga Big Brother VIP Albania 4.
Ajo ka treguar për arsyen se përse vendosi që ta linte garën në gjysmë dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
E njëjta gjithashtu theksoi se nuk doli për shkak të Gjestit siç është thënë nëpër rrjete sociale.
Transgjinorja tha se e ndjente që diçka nuk po shkonte jashtë dhe se i doli e vërteta.
“Kisha një stres të akumuluar, pesë ditë para kisha një ndjesi se çfarë po ndodhte jashtë dhe ajo ndjesi doli që mami im kishte pësuar një atak kardiak dhe produksioni ishte në dijeni dhe mami kishte bërë më mirë dhe kishte thënë që mos ia prishni lojën se ka qenë ëndrra saj e ta çojë deri në fund”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: “Dhe nuk e di pse është marrë se unë nga ajo shtëpi jam dalë nga Gjesti. Nuk është absolutisht e vërtetë sepse Gjesti është një banor si të tjerët që ishin brenda”.
Amber ndër tjerash tha: “Pjesë e Gjestit ishte vula e asaj ndjesie që unë kisha brenda. Ai se bënte dot lojën time”. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...