‘Albanian Star’ spektakli i këndimit hap aplikimet (VIDEO)

12:53 | 12 Maj 2017

Ka nisur të marrë jetë spektakli i talentëve të këndimit në Kosovë.

‘Albanian Star’, ka hapur aplikimet për të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë të shprehin talentin e tyre.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet ditëve në vazhdim, shkruan zico.tv

I pari do të jetë audicioni i Ferizajt me datën 19 maj në Pallatin e Kulturës.

Kurse një ditë më vonë, me 20 maj është caktuar audicioni në Gjilan, tek teatri i qytetit.

Audicionet e mësipërme fillojnë nga ora 12:00.

Katër emra shumë të sukseshëm në muzikën shqiptare janë caktuar anëtarë jurie të këtij talent show.

Kompozitori Ilir Berani, këngëtarja Miranda Hashani, Blero dhe Yllka Kuqi do të jenë ata që do të dëgjojnë zërat dhe do të zgjedhin më të mirët!

Aplikimet mund t’i bëni online në www.albanianstar.com, kurse ju jepet mundësia më e mirë për të arritur majat tuaja artistike.

Ky pritet të jetë spektakli që nga ekrani i RTK-së do t’iu falë emocione të bukura, garë të vërtetë, e zëra brilantë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara