Aktorja e njohur shtatzënë, pret fëmijën e parë

14:00 | 23 Shkurt 2018

Aktorja e njohur dhe ylli i filmit “The Notebook”, Rachel McAdams, po pret të bëhet nënë për herë të parë.

39 vjeçare nuk ka konfirmuar ende lajmin duke qëndruar larg syrit të mediave, shkruan arbresh.info.

Sipas burimeve të E! Neës dhe US Weekly konfirmohet se ajo është në pritje të fëmijës së parë.

Ndërsa pavarësisht lajmit për shtatzëninë ende nuk dihet kush mund të jetë babai i fëmiut të aktores, por ajo më parë ishte parë në krahët e skenaristit , Jamie Linden.Rachel McAdams njihet edhe për romancën e saj aktorin e “The Notebook”, Ryan Gosling.

Miqtë të afërt me aktoren kanë deklaruar se ajo çdo herë kishte shprehur dëshirë të ishte nënë, “Do të ishte mrekulli të kem disa fëmijë”, është shprehur Rachel./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara