Humoristi i njohur, Rasim Thaçi- Cima është infektuar me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur vajza e tij, Adelina Thaçi, dhe ka kërkuar që personat që kanë fituar anti trupa të dhurojnë gjak për babain e saj, shkruan portali arbresh.info
Menjëherë pas këtij njoftimi, këngëtarja ka njoftuar se familja Thaçi e ka siguruar gjakun e nevojshëm.
Këtë e bëri të ditur vet këngëtarja Thaçi – Meta përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku njëherësh i falënderoi nga zemra ata që dhuruan gjak për familjen e saj.

“Të dashur miq, gjaku është siguruar, nga zemra ju faleminderit për krejt ju që më keni kontaktuar e keni shprehur vullnetin me ardhë, dhe me dhanë gjak. Ju falënderojmë të gjithëve! Me respekt familja Thaçi”, ka shkruar Adelina. / arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...