Kryetari i PD-së, Sali Berisha, theksoi se nuk do t’i njohë këto zgjedhje, por kur u pyet nëse do të braktisë 50 mandatet, kreu demokrat tha se vendimet do të merren në kohën e duhur.
“Zgjedhjet ne nuk i njohim dhe do të bëjmë çdo përpjekje për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Deri tani nuk kemi vendosur asgjë, do të ketë diskutime. Por, nëse krijohet qeveri teknike, do të krijohet me objektiva të caktuara”, tha Berisha në A2cnn.
Sipas tij, qeverinë teknike do ta bëjnë të mundur shqiptarët me revoltën dhe protestën e tyre.
“Natyrisht që një mirëkuptim i gjerë ndërkombëtar për ne do të ishte i dobishëm. Mirëkuptimin për qeveri teknike e kemi nga të gjitha partitë e spektrit tonë dhe do të punojmë me të gjitha partitë e tjera, edhe me liberalët dhe socialdemokratët”, shtoi Berisha.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...