Nëse zgjoheni shpesh para se të bjerë alarmi i mëngjesit dhe keni vështirësi të flini në mbrëmje, shkaktar mund të jetë gjëndra tiroide.
Një ndër arsyet më të zakonshme fizike për çrregullimet e gjumit është mbifunksionimi i saj, i njohur si hipertiroidizëm, transmeton klankosova.tv.
Kjo gjendje çon në përshpejtim të metabolizmit, rritje të rrahjeve të zemrës, ndjesi nervozizmi dhe rrjedhimisht në pagjumësi.
Gjëndra tiroide ka rol kyç në shumë funksione trupore. Thuhet se pothuajse çdo person i dytë në Gjermani vuan nga ndonjë çrregullim tiroide.
Mbifunksionimi ndodh kur gjëndra prodhon sasi të tepërt të hormoneve tiroksinë (T4) dhe trijodtironinë (T3), duke ndikuar në ritmin e zemrës, tretje, peshë trupore dhe nivelin e energjisë.
Kjo mund të shkaktojë zgjim të hershëm, ankth dhe paaftësi për të fjetur sërish.
Sipas gjermanes, Bild, në rastin e hipotiroidizmit (nënfunksionim), prodhohen më pak hormone, gjë që çon në lodhje të vazhdueshme.
Ndërsa një tiroide tepër aktive, përveç pagjumësisë, mund të shkaktojë shqetësime të tjera si rrahje të forta të zemrës dhe ndjenjë të vazhdueshme tensioni.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK