Shumë dyqane dhe shkolla në Japoni po kërkojnë nga njerëzit jo vetëm të përdorin maska, por konkretisht të përdorin maska jo të pëlhurës. Arsyeja: Rezultatet e hulumtimeve tregojnë se maskat jo të pëlhurës janë më efektive në ndalimin e spërklave se sa maskat e pëlhurës dhe prej polyeurethani. Tani, ekspertët po kërkojnë nga njerëzit që të zgjedhin tipin më të mirë të maskës për situata të caktuara, në varësi nga gjendja shëndetësore dhe kosto.
Me 7 janar, bordi i edukimit në Tokyo kërkoi që të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të përdorin maska jo të pëlhurës, edhe gjatë orëve të gjimnastikës, si pjesë të një thirrjeje të shkruar për masat anti-infeksion. Bordi gjithashtu shpalli rekomandime që fëmijët t’i përdorin nëse është e mundur, raporton The Mainichi.
“Rekomandimet janë të bazuara në opinionin e qendrës publike për shëndet, dhe nuk do të thotë që do të detyroj fëmijët që të veshin këto maska,” shpjegoi bordi edukimit.
Ndërkohë, një vështrim në faqet e internetit në Japoni –në zonat e Tokyos- klinikat gjinekologjike, dentistët, dyqanet e rrobave, sallonet e ndryshme dhe palestrat e fitnesit tregojnë rritje të kërkesave për përdorimin e këtyre maskave.
Pavarësisht të gjithave, maskat polyurethan dhe ato të pëlhurës janë ende shumë të famshme, sidomos midis njerëzve të rinj.
“Në thelb, maskat që e bëjnë më të vështirë për të marrë frymë janë më efektive. Kjo është ajo që dua të mbajnë mend njerëzit,” tha udhëheqësi i ekipit të hulumtimit, Makoto Tsubokura, profesor në Universitetin Kobe. Ai shtoi, “Nëse ju jeni në mjedisin e zyrës, atëherë një maskë pëlhure mjafton. Në ditë kur do të shkoni në ndonjë vend ku mund të ketë turma të mëdha, atëherë shkoni me një maskë jo të pëlhurës. Me fjalë të tjera, zgjidhni maskën duke u bazuar në gjendjen tuaj fizike dhe rrezikun e infeksionit të lidhur me vendin ku po shkoni.”/arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...